Në vazhdën e takimeve për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen me 17 tetor, të dielën në Kosovë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti vizitoi Gjakovën. Ai iu drejtua qytetarëve duke ju kërkuar votën për të parën e Gjakovës, kandidaten nga Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.
“Gjakova vendos për ndryshim, për transformim dhe për progres, Gjakova ka të duhurën, ajo është Mimoza Kusari- Lila.” tha ndër të tjera Kurti.
Kujtojmë që Mimoza Kusari- Lila është kryetare e Alternativës por kandidon nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, ajo mban numrin 144.