Kurti lut qytetarët ta racionalizojnë konsumin e energjisë elektrike

Kryeministri Albin Kurti ka lutur qytetarët që ta racionalizojnë konsumin e energjisë elektrike.

“Si çdo dimër paraprak, qytetarët i lusim që të racionalizojmë konsumin e energjisë elektrike veçanërisht gjatë orëve 18 deri në mesnatë, në të mirë të sigurisë së furnizimit për vete dhe për gjithë vendin tonë”, është shprehur Kurti. 

Ai në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se shqetësimet për mungesë të energjisë elektrike i kanë përcjell te KOSTT-i dhe KEDS-i. 

“Inaugurimi i nën- stacionit të ri në Fushë Kosovë para një jave dhe sanimi i dëmit nga zjarri në nën-stacionin Prishtina3 … kanë pasur ndikimi shumë pozitiv në furnizimin e këtyre rajoneve. Rezultate  presim edhe në Ferizaj”, ka shtuar Kurti./koha.net/

Read Previous

Salah paralajmëron Liverpoolin rreth garës për titull

Read Next

Francë: Fëmijët nën 15-vjeç nuk mund të përdorin rrjete sociale pa pëlqimin e prindërve