Në vazhdën e takimeve për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen me 17 tetor, të dielën në Kosovë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti vizitoi Gjakovën. Ai iu drejtua qytetarëve duke ju kërkuar votën për të parën e Gjakovës, kandidaten nga Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.
Kurti në fjalë drejtuar qytetarëve ndër të tjera tha: “Mimoza ka dijen, aftësinë e vullnetin e unë e kam besimin në Mimozën”.
Kujtojmë që Mimoza Kusari- Lila është kryetare e Alternativës por kandidon nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, ajo mban numrin 144.