Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka lavdëruar punën e tij dhe të Qeverisë, gjatë seancës solemne për nder të përvjetorit të 14-të të Pavarësisë së Kosovës.
Gjatë fjalës së tij, Kurti tha se ndryshimi po ndodh çdo ditë, por dëmet e mëhershme nuk mund të përmirësohen për një ditë e as për një vit. Kryeministri poashtu kujtoi dëshmorët që dhanë gjithçka për të ardhmen e Kosovës, gratë e burrat, e ushtarët e UÇK-së.
“Sot është ditë feste për të gjithë neve, ditë ku për disa çaste lëmë me një anë dallimet tona të përditshme për ta shënuar këtë moment që përben arritjen e gjeneratave të shqiptarëve ndër shekuj. Pavarësia ishte rezultat i luftës tonë çlirimtare, kauzës tonë për vetëvendosje dhe solidarizim i botës demokratike”.
“Populli ynë asnjëherë nuk u shndërrua në popull sundues e pushtues, jemi ndër popujt e rrallë paqedashës në botës që janë pushtuar shpesh e kanë luftuar, por kurrë s’kemi pushtuar popuj të tjerë. Përkundër që jemi shteti më i ri në Evropë, në kontribuojmë shumë. Nderojmë dëshmorët që dhanë gjithçka për të ardhmen tonë, Shqipëria dhe mbarë kombi ynë, Hasan Prishtina e Isa Boletini, Azem Bejta e Shotë Galica, Adem Demaçi, Fehmi Agani, Ibrahim Rugova e familja Jashari me kryekomandant Adem Jashari. Qindra gra e burra deri të ushtarët e UÇK-së, secili dha maksimumin që sot ta gëzojmë këtë ditë. Historia e Kosovës do të njeh vuajtjen e sakrificën dhe kontributin e secilit”, tha Kurti.
Kryeministri mes tjerash foli edhe për pandeminë e krizat që kanë goditur Kosovën.
“Plot dy vjet jemi në përballje me pandeminë, marr nga çdo aspekt ka ndikuar në jetën e gjithsecilit, kemi humbur njerëz të dashur, shumë prej nesh jemi prekur nga virusi. Fëmijët kanë humbur kohën e çmuar pranë bankave, e prindërve u janë shtuar presionet mes punës dhe familjes. Përtej pasojave direkte në shëndetin tonë, pandemia solli edhe kriza të tjera në ekonominë e vendit, në një botë të ndërlidhur si kurrë më parë, krizat s’janë më asnjëherë lokale. S’ka dyshim që krizat kanë përcjell edhe vendin tonë, kanë testuar aftësinë dhe shkathtësinë tonë. Kriza me pandeminë dhe rrymën, kanë prekur secilin shtet duke dëmtuar rëndë strukturën e shoqërisë”.
“Është më e nevojshme që në tema kapitale të gjejmë konsensus dhe gjuhën e mirëkuptimit me njëri-tjetrin, krizat kanë prekur të gjithë, ndjej peshën që ato kanë shtuar të secili qytetarë sepse i di kushtet që jetojnë shumica prej tyre. Në këto kriza të trashëguara kemi naviguar mirë në këto stuhi, kemi ruajtur me sukses jetën dhe shëndetin e qytetarëve tanë. Po investojmë shumë në Ushtrinë e Kosovës, kemi realizuar numër rekord të vizitave brenda dhe jashtë vendit, kemi ridefinuar dialogun në Bruksel të përqëndruar në njohje reciproke. Ndryshimi po ndodh çdo ditë, dëmet e mëhershme nuk përmirësohen për një ditë e as për një vit”, tha Kurti.
Tutje, Kurti megjithatë tha se ka një gjë që s’mund ta bëj.
“Derisa Qeveria përmbush përgjegjësitë e saj, ka diçka që s’mund ta bëj, përsosmëria e demokracisë sonte kërkon qytetari aktive dhe të mirinformuar. Të bëj punën me qëllime të mira, Qeveria duhet të bëjë punën e saj, por kështu duhet edhe Drejtësia, mediat e shoqëria civile. Detyra e Qeverisë është të bëjë punët në dritën e diellit, s’mund të mbroj transparencën nga dezinformatat. Dezinfomatat janë kërcënim direkt ndaj demokracisë. Shpesh herë këto dezinformata vijnë ngha shërbime të huaja të jashtme që synojnë destabizilimin e vendit, duhet të jemi të vëmendshëm.Jemi shtet demokratik, kushtetuta jonë mbron lirinë e shprehjes e fjalën e lirë. Si kryeminsitër e kuptoj dhe pranoj që njerëzit do të thonë çdo ditë lloj lloj gjërash për mua, do të mbroj të drejtën e tyre për ta bërë këtë, sepse lufta jonë për liri nuk ishte vetëm luftë për t’u çliruar, por për të jetuar të lirë. Për të ecur përpara na duhet një mendim praktik jo vetëm kritik, duhet të pajtohemi për gjërat më bazike”, tha Kurti, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa kryeministri po fliste, deputetët e PDK-së, LDK-së e AAK-së, lëshuan sallën e Kuvendit, pasi sipas reagimeve, nuk u pajtuan me shumë gjëra të cilat i tha Kurti.
/KlanKosova/