Kryeministri Albin Kurti, tha se me ndryshimet e bëra në Kodin e Procedurës Penale do të mundësohet që të gjykohen të gjitha ata që kanë kryer krime luftë në Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Kurti në 22-vjetorin e vrasjes së veprimtarit Fehmi Agani, bashkë edhe me presidenten, Vjosa Osmani kanë bërë homazhe te varri i tij, ku tha se është koha e fundit që të ndëshkohen kriminelët.
Sipas tij, gjykimi në mungesë ia tyre që kryen krime do të mundësojë drejtësi për të gjitha viktimat.
“Është koha e fundit që për vrasjet e Milosheviqit të ndëshkohen, duhet që të kemi procese të drejta që sjellim drejtësi për të gjitha viktimat”.