Kurti në Gjakovë, flet për situatën në veri

Kryeministri Albin Kurti në një prononcim për televizionin Syri tha se ka biseduar sot me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë Joseph Borell dhe sekretarin e NATOS Jens Stoltenberg. Ai tha se janë dakorduar që të zhvillojnë një takim javën e ardhsme që të mos ketë tensione në veri.

Kurti ndër të tjera shtoi se njësia speciale nuk është atje për të krijuar pasiguri por për të mbrojtur pikat kufitare.

Duhet të mundësohet qarkullimi i menjehershëm i njerëzve dhe mjeteve tjera të qarkullimit, shtoi ai, duke potencuar që janë ministrat serbë ata që po përqojnë mesazhe kërvënuese.

Kurti siguroi qytetarët që gjërat do të përmbyllen në mënyrë paqësore.

Read Previous

KH Vëllaznimi pëson humbje nga KH Prishtina, me rezultat 30:31

Read Next

Arrestohet Kristë Gjokaj, dyshohet se rrahu një punëtor sigurimi