Kurti nuk do ta shkarkojë Goran Rakiqin

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, siç duket nuk e ka në plan ta shkarkojë Goran Rakiqin, ministër për Komunitete dhe Kthim, pasi i njëjti kundërshtoi aksionin e Policisë së Kosovës kundër kontrabandës.

Kurti në një aktivitet në Prizren, ka lënë të kuptohet se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

“Qeveria jonë me veprimet tona e ka godit nervin e çështjes e ky është luftimi i krimit të organizuar korrupsionit e kontrabandës. Përveç se po kemi sukses me hetimet tona intensive në të njëjtën kohë po ndodh një demaskim gjigant i Serbisë sa i përket përpjekjes së saj destruktive me strukturat saj ilegale në Kosovë. Qartazi ne jemi në rrugën e drejtë dhe pikërisht për shkak se ne jemi në rrugën e drejtë Serbia e Vuçiqi nuk po arrin t’i mobilizojë serbët kundër veprimeve të drejta e të ligjshme të qeverisë tonë. Ne kemi goditur nervin e çështjes. Çështja nuk është Rakiqi. Shkarkimi i tij do ta bënte çështje”, ka thënë Kurti.

Kujtojmë se dje, ministri Rakiq e cilësoi aksionin e Policisë si “Natë të Kristaltë” (pogromi i gjermanëve nazistë kundër çifutëve), deklarim ky për të cilin pati reagime të ashpra./Gazetasinjali

Read Previous

Vjedhja e kapakëve të pusetave, dukuri e vazhdueshme në Gjakovë

Read Next

Ish-krerët e UÇK-së në Hagë kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet lokale