Kurti pas takimit me Osmanin: Sa më herët zgjedhjet aq më mirë është

Kryeministri Albin Kurti pas takimit me presidenten Vjosa Osmani tha se muaji tetor është më i përshtatshmi për mbajtjen e zgjedhjeve, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se është më mirë që sa më herët të mbahen zgjedhjet.

Tutje, Kurti tha para gazetarëve se ende nuk kanë vendosur për kandidatin e kësaj partie për komunën e Prishtinës.

“Pasi që me 22 tetor të 2017 u patën mbajtur zgjedhjet lokale, konsiderojmë që muaji tetor është muaji kur do të duhej të mbaheshin zgjedhjet. Sa më herët zgjedhjet aq më mirë është.”

“Nuk më takon mua si kryetar, do të ketë proces te brendshëm në përputhje me statusin, ne do ta kemi emrin që i duhet kryeqytetit”./eo/

Read Previous

Dy të burgosur rrahen në Dubravë, shkak zmadhuesi i zërit

Read Next

ShSKUK-ja furnizohet me serum kundër kafshimit të gjarprit