Kurti: Së shpejti e-Kosova me shërbime të tjera

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se platformën e-Kosova e përdorin mbi 916 mijë qytetarë, në të cilën shfrytëzojnë mbi 175 shërbime online

Ai përmes një postimi në “X” ka paralajmëruar se së shpejti në këtë platformë do të ofrohen edhe shërbime të tjera të rea.

“E prezantuar vetëm tre vjet më parë gjatë pandemisë Covid-19 për të lehtësuar procesin e vaksinimit, platforma e-Kosova tani ofron mbi 175 shërbime online. Mbi 916 mijë përdorues të regjistruar, nga të cilët 50.7% janë gra, kanë akses në shërbimet shëndetësore dhe familjare dhe mund të përdorin platformën për të aplikuar për grante dhe ndihma, si dhe për të paguar taksat dhe shërbimet komunale, me shumë shërbime të tjera që do të prezantohen së shpejti”, ka shkruar Kurti.

Sipas tij e-Kosova është shembulli më i mirë i faktit se ka mundësi edhe në situata të vështira dhe është dëshmi e vizionit të Qeverisë sonë për t’i kthyer situatat e tilla në ndryshime pozitive./RTKlive/

Read Previous

Ibrahimi: Shumë komuna nuk do të kenë asnjë cent për investime kapitale

Read Next

KFOR: Vazhdojmë të kemi prani në Urën e Ibrit