Kurti shpreh ngushëllimin e tij për Albright: Do të na mungosh, zonja sekretare

Madeleine Albright, the 64th Secretary of State, was the first female to hold the office and is the highest ranking female government official in the history of the United States. (Photo by © Wally McNamee/CORBIS/Corbis via Getty Images)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reguar për vdekjen e mikes së Kosovës, Madeleine Albright, e cila vdiq sot në moshën 84 vjeçare.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, Kurti shprehu ngushëllimin e tij për familjen Albright.

“Me pikëllim dëgjova për vdekjen e Madeline Albright, një grua e shquar me moral të pakompromis për Shtetet e Bashkuara, një mike e Kosovës deri në fund dhe një partnere me të gjithë ata që ndoqën paqen, lirinë dhe demokracinë. Do të na mungosh, zonja sekretare”, shkroi Kurti. 

Ajo ishte një figurë qendrore në administratën e Presidentit Bill Clinton. /KultPlus.com

Read Previous

Ka vdekur Madeleine Albright, mikja e madhe e Kosovës

Read Next

Osmani për vdekjen e Albright: Ajo na dha shpresë kur nuk e kishim atë