Kurti takohet me ministrat, mbahet mbledhja ceremoniale e Qeverisë

Kryeministri i sapozgjedhur, Albin Kurti, i ka mbledhur në takim ministrat dhe zëvendëskryeministrat e tij në ditën e parë të punës në krye të ekzekutivit, raporton Ekonomia Online.

Kurti u zgjodh kryeministër në seancën e djeshme të Kuvendit me 67 vota për, 30 kundër dhe asnjë abstenim.

Qeveria Kurti 2 do të ketë 15 ministri, nga ta 8 anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas kabinetit të prezantuar nga Albin Kurti, 5 ministri do të drejtohen nga gratë

Kabineti qeveritar do të jetë si në vijim:

Zëvendëskryeministër i parë për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi; Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla; Zëvendëskryeministre e tretë për Çështje të Pakicatve dhe të Drejtave të Njeriut, Emilia Rexhepi; Ministre e Drejtësisë, Albulena Haxhiu; Ministër i Shëndetësisë do të jetë Arben Vitia; Ministre e Arsimi, Shkencës dhe Teknologjisë do të jetë Arbërie Nagavci; Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të jetë Hajrulla Çeku; Ministër i Administrimit Lokal do të jetë Elbert Krasniqi; Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës do të jetë Liburn Aliu; Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të jetë Faton Peci; Ministër i Mbrojtjes do të jetë Armend Mehaj; Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla;; Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari; Ministre e Ekonomisë, Artane Rizvanolli; Ministër për Komunitete dhe Kthim është Goran Rakiq dhe Ministër për Zhvillimin Rajonal është Fikrim Damka

Read Previous

Librat e Kunderës, betejë e përjetshme e njeriut me sistemin

Read Next

​Szunyog viziton stadiumin “Fadil Vokrri”