Kurti takon Koordinatoren e OKB-së

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot Koordinatoren e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence me të cilën kanë diskutuar mbi rëndësinë e drejtësisë për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës.

Ata theksuan gjithashtu domosdoshmërinë e trajtimit të kësaj çështjeje si krim lufte dhe detyrimin për të garantuar mbështetje të vazhdueshme institucionale për të mbijetuarat.

“Po ashtu, u trajtua çështja e verifikimit të diplomave. Diskutuan gjithashtu mbi rëndësinë e digjitalizimit për rritjen e transparencës dhe efikasitetit në administratën publike në çdo cep të vendit, një prioritet i Qeverisë së Kosovës në rrugën e modernizimit të institucioneve shtetërore”, thuhet tutje në komunikatë./Klankosova.tv

Read Previous

18 muaj burgim ndaj një personi për kanosje

Read Next

Ukraina përdor për herë të parë avionët luftarakë francezë