Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se Kosova të premten shënon administrimin e 1 milionë dozave të vaksinave kundër COVID-19.
Ai ka thënë se aktualisht janë 580 mijë vaksina Pfizer dhe 20,000 vaksina Astra Zeneca.
“Ky është virus vdekjeprurës. Vaksinimi e ul rrezikun për 20 herë. 20 fish më pak ka rrezik për të vaksinuar se për ata të pavaksinuar. Pasnesër do të jetë dita kur do të shënojmë administrimin e 1 milion dozave të vaksinave ku rreth 2/3 kanë marrë një dozë dhe përafërsisht 1/3 i kanë marrë dy dozat e vaksinës”, tha Kurti./Gazetasinjali