Kurti thotë se Qeveria e tij e ka ndjekur ritmin e Epopesë së UÇK-së: Shtet, Sovranitet, Integritet

Kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen solemne të Qeverisë aktuale të Kosovës me rastin e 27 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vlerësoi se ekzekutivi të cilën ai e drejtoi për katër vjet ka ndjekur ritmin të cilin epopeja e ka përcaktuar para më shumë se dy dekadave.

“Epopeja na ka përcaktuar një ritëm”, tha Kurti duke potencuar se këtë ritëm mund të gjejmë në fjalitë e Rifat Jasharit në 25 vjetorin e epopesë.

“Baci Rifat tha se: ‘Mbi luftën e gjakun të gjejmë një gjuhë të përbashkët’. Në Kuvend po baca Rifat e artikuloi edhe më tej, citoj sërish: ‘Të jemi të një gjuhe për t’u ndarë njëherë e mirë prej Serbisë, e pastaj kemi kohë për t’u marrë me të gjitha të tjerat’”, tha Kurti.

Me këto fjali, sipas Kurtit, Rifat Jashari ka kujtuar edhe njëherë “ritmin e lirisë së plotë”.

“Besoj se në mandatin tonë qeverisës, përcaktimin më të lartë e kemi pasur në zhvillim e kësaj linje e në mbajtjen e këtij ritmi. Shtet si sovranitet për liri të popullit në territor me integritet”.

Read Previous

Dhunë në familje dhe incident zjarri, 24 orët e fundit në Rajonin e Gjakovës

Read Next

Kurti: Çdo përvetësim i Epopesë dhe i luftës është korruptim i idealit të Epopesë