Kurti: Kërkova marrëveshje bazike, tërheqjen e letrës, dorëzimin e Radojiqiq

Kryeministri Albin Kurti pas takimeve në Bruksel në një konferencë për media tregoi se takimi trepalësh nuk është realizuar sepse Qeveria e Kosovës ka kërkuar zbatimin e marrëveshjes bazike e cila është dakorduar me 27 shkurt të vitit të kaluar dhe është pasuar nga aneksi i zbatimit që është pjesë integrale, nga 18 marsi i 2023-tës.

“Konsiderojmë se marrëveshja bazike dhe aneksi i zbatimit janë një e arritur e dalluar në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës, për marrëdhënie të mira fqinjësore, me fqinjin tonë verior, me njohjes së paku de-fakto në qendër, por është edhe arritje e Bashkimit Evropian që ka ndërmjetësuar raunde të tëra të këtij dialogu”, tha Kurti.

Duke folur për arsyet e dështimit të takimit bilateral Kurti tha se nga tikimi i 14shtatorit ka ndodhur shumëçka. Ai përmendi tri garancionet që i ka kërkuar në këtë takim.

“Hera e fundit kur kemi pasur takim ka qenë me 14 shtator, dhjetë ditë para sulmit terrorist. Ka ndodhur shumëçka prej atëqeherë, ka ndodhur Banjska ka ndodhur edhe letra e tërheqjes e marrëveshjes bazike. Siç e tha edhe vetë Borrell, unë kam kërkuar garancionin për mirëbesim dhe vullnet të mirë të cilët mundësojnë zbatimin e marrëveshjes, dhe këto vijne nëpërmjet tri garancioneve që kam theksuar, e para është nënshkrimi i marrëveshjes bazike, e dyta është tërheqja e letres së Bërnabiq sepse aty thotë që nuk pranohet pavarësia e Kosovës, ulësja e OKB-së dhe integriteti territorial dhe garancia e tretë që kam kërkuar është dorëzimi i kryekriminelit Milan Radojqitit autoriteteve të Kosovës. Ne nuk mund ta ngjallim reshterin e vrarë Afrim Bunjakun por Serbia duhet të na dorëzojë Milan Radojiqiqin”, tha Kurti./rtklive

Read Previous

Belgjika kalon grupin, Ukraina eliminohet

Read Next

Altin Vojvoda vazhdon kontratën me KF Vëllaznimin