Deri në orën 11:00 gjithsej 7842 qytetarë kanë votuar, kështu raporton për TV Syri, Armir Rexhaj, zyrtar i lartë komunal i zgjedhjeve. Dalje më të madhe ka pasur në qendrën 0202x përkatësisht në shkollën “Yll Morina” me 1164 votues, në qendrën 0205c ose shkollën “Zekeria Rexha” me 819 votues dhe në qendrën 0202c ose shkollën “Mazllom Këpuska” me 498 votues.
Dalje të kënaqshme pati dhe në fshatrat përreth komunës së Gjakovës prin qendra 0212c në Rogovë me 413 votues ,në Skivjan qendra 0214c me 223 votues dhe në Ponoshec 0210c me 152 votues.
Ky është numri i qytetarëve që kanë votuar deri më tani në Gjakovë