Ky shtet do të ndalojë përdorimin e celularëve në shkollat ​​fillore dhe të mesme

Nëse aprovohet rregullorja e miratuar nga Kongresi në Brazil, përdorimi i celularëve do të ndalohet në shkollat ​​fillore dhe të mesme.

Duke marrë parasysh efektet negative në shëndetin dhe edukimin e fëmijëve dhe të rinjve, Kongresi miratoi një rregullore për ndalimin e përdorimit të celularëve në shkollat ​​fillore dhe të mesme.

Nëse rregullorja miratohet nga presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva, përdorimi i telefonit nuk do të lejohet në shkollat ​​fillore dhe të mesme.

Lidhur me këtë çështje, ministri i Arsimit, Camilo Santana deklaroi se do të ishte vendimi i duhur për të kufizuar përdorimin e pajisjeve celulare në shkolla.

Sipas një studimi të pavarur në vend, më shumë se gjysma e fëmijëve brazilianë të moshës 10 deri në 13 vjeç kanë një telefon celular. Kjo normë u përcaktua 87.6 për qind për moshat 14-17 vjeç. /abcnews.al

Read Previous

Biden anulon 4.28 miliardë dollarë borxhe studentore

Read Next

“Dhimbja është një mësues i madh”, Rafa Nadal ndan historinë e tij prekëse