Los Angeles Clippers kanë vazhduar me fitore në NBA, derisa kanë marë të katërtën radhazi.
Basketbollistët e Tyronn Lue kanë mposhtur në shtëpi skuadrën nga Teksasi, Houston Rockets me 17 pikë diferencë, 126:109.
Çereku i parë i takoi mysafirëve me 10 pikë diferencë 26:36, por në të dytin Clippers ishin të jashtëzakonshëm.
Skuadra nga Los Angelesi 12 minutat e dytë të ndeshjes i mbylli me fitore prej 31 pikëve diferencë, 41:10 dhe kjo i dha atyre epërsi të madhe.
Kawhi Leonard ishte më meritori për fitoren e Clippers me 31 pikë, pesë kërcime e tetë asistime.
Me lojë të mirë tek vendasit u dallua edhe fundori Jackson që shtoi 26 pikë e shtatë asistime, derisa francezi Batum e mbylli ndeshjen me 17 pikë.
Christian Wood ishte basketbollisti më efikas tek Rockets me 23 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore./Telegrafi/
Rezultatet:
Orlando Magic – Indiana Pacers 106:111
Boston Celtics – Minnesota Timberwolves 145:136
New York Knicks – Memphis Grizzlies 133:129