Telenovela mes Ligës spanjolle dhe Paris Saint-Germain nuk ka përfunduar.
Sipas “AFP”, liga spanjolle e futbollit ka kërkuar zgjidhjen e kontratës së Kylian Mbappe-s me klubin nga Ligue 1 në gjykatën administrative të Parisit.
Një kërkesë e shoqëruar nga një tjetër që pretendon anulimin e miratimit të llogarive të klubit nga DNCG (organi që mbikëqyr financat e klubeve të Ligue 1).
Gjithashtu sipas “AFP”, këto dy kërkesa janë refuzuar përkohësisht për shkak të mungesës së urgjencës dhe do të shqyrtohen në themel në një periudhë më të gjatë.
La Liga e akuzon PSG-në për “buxhete false” dhe “buxhete të parashikuara qëllimisht”. Sipas tyre, parisienët kanë shkelur rregullat e Fair Play Financiar në nivel kombëtar dhe evropian. /Albanianpost.com