Lajçak e vazhdon dialogun me kryenegociatorët javën tjetër

Përfaqësuesi i Lartë i BE’së Josep Borell pas përfundimit të takimit ka thënë se pozicionet e dy palëve mbesin të largëta për zbatimin e marrëveshjes

Ai paralajmëroi se dy kryenegociatorët do të ftohen javën e ardhshme në Bruksel nga emisari Miroslav Lajçak.

Ndërsa, Kurti në deklarimin e tij për media pas takimit tha se takimi mes dy kryenegociatorëve do të jetë me gjasë më 2 korrik.

“Do të provohet në fillim të korrikut, me shumë gjasë me dy korrik, ndërmjet dy kryenegociatorëve që do të diskutojnë mbi sekuencimin, por zbatimi i marrëveshjes e ka të domosdoshme respektimin e saj”, tha Kurti./Express

Read Previous

Nga Lindja e Mesme në Azi, jeta vështirësohet prej nxehtësisë rekord

Read Next

Podgorica në fazën e re të negociatave me BE-në