Lajçak thotë se raporti i Borell për masat diskutohet nesër në Bruksel

Emisari Miroslav Lajçak nuk dha detaje para mediave në Prishtinë kur u pyet për raportin e Josep Borrellit që ua dërgoi vendeve të BE-së për masat që akoma i ka Kosova në fuqi të vëna për shkak të tensionimit të situatës në veri të vendit në maj dhe qershor të vitit 2023.

I dërguari i BE-së për dialogun, tha se raporti në fjalë diskutohet nesër dhe më pas gazetarët do të informohen.

“Do të prezantohet nesër dhe do ta zbuloni nesër rreth kësaj”, tha Lajçak.

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ua ka dorëzuar vendeve anëtare të BE-së raportin lidhur me masat që i janë vënë Kosovës më shumë se një vit më parë, ka konfirmuar zëdhënësi i bllokut, Peter Stano.

Në raport është bërë vlerësimi nëse duhet hequr masat ndaj Kosovës, të vëna për shkak të tensionimit të situatës në veri të vendit në maj dhe qershor të vitit 2023./Sinjali/

Read Previous

Gjendet e vdekur një grua në Gjakovë

Read Next

​“Heqja e vizave mes Kosovës e Izraelit, dëshmi e rritjes së lidhjeve mes dy vendeve”