Milani merr tre lajme pozitive përpara ndeshjes ndaj Parma. Skuadra kuqezi do të
luajë në Tardini të shtunën por Stefano Pioli mund të mbështetet te më shumë
alternativa tashmë.
Sot në Milanello, kanë zbritur në stërvitje bashkë me grupin Rafael Leao, Mario
Mandzukic dhe Brahim Diaz.
Vetëm Alessio Romagnoli dhe Davide Calabria janë jashtë për momentin dhe
infermieria po boshatiset për këto 9 javë të mbetura të Serie A ku objektivi është
sigurimi i zonës Champions League.
Milani është në vend të dytë për momentin pas Interit.