Lajmërim nga Shoqata Sindikale e Pensionistëve dhe të Moshuarve të komunës së Gjakovës

Shoqata sindikale e pensionistëve dhe të moshuarve të Komunës së Gjakovës, me datën 09.05.2022 ka biseduar me pronarin e disa objekteve turistike në Velipojë të Shqipërisë për kalimin e pushimeve.

Shoqata në fjalë është përcaktuar për 3 objekte hoteliere, e këto janë: Hoteli “Londra”, Hoteli “Droni” dhe Hoteli “Qetësia”.

Pushimet fillojnë prej datës 20 maj deri me 30 maj 2022. Çmimet për këtë periudhë kohore janë : Hotel “Londra” 17 euro (€).

Gjatë muajit qershor të këtij viti prej 1.6.2022 çmimet janë këto:

• Hotel “Londra” – 20 euro (€) – pansion i plotë
• Hotel “Droni” – 17 euro (€) – pansion me ditë
• Hotel “Qetësia” – 20 euro (€) – pansion me ditë

Për dhjetë ditëshin e dytë dhe të tretë të muajit qershor çmimet lëvizin më lartë ose më poshtë. Për këtë do të njoftohemi prej pronarit të hoteleve të përmendura më parë.

Pensionistët dhe të moshuarit e interesuar për pushime në Velipojë, mund të informohen për çdo ditë në zyren e Shoqatës Sindikale të Pensionistëve të Gjakovës, prej orës 10:00 – 12:00, por edhe në numrat e telefonit 045/379/114 dhe 044/277/734.

“Meti Comerc” – 15 euro (€) vajtje – ardhje.

Read Previous

Ndërron jetë një nga legjendat e basketbollit amerikan

Read Next

Real Madrid bën ofertën e parë për futbollistin e Milanit