Ledioni dhe Genta përkujtohen nga shokët e tyre

Me lot në sy mezi po e përballojnë humbjen e Ledionit, qirinjët që kanë ndezur për shokun e tyre kanë zënë mesin e korridorit të shkollës së mesme ekonomike “Kadri Kusari”. Gjithë të ulur në rreth, veshur mbanin bluza me fotografi të Ledionit, shokut tanimë të ndjerë, janë maturantë dhe ëndrrat që ndanin bashkë ishin matura dhe planet për karrierë. I hareshëm, shokë e vëlla ishin fjalët që kishin shkruar shoqet e klasës kushtuar Ledionit.

Drejtoresha e shkollës mes lotëve tha që kjo ngjarje e rëndë ka prekur të gjithë. Shkolla ngjan ndryshe, zymtësia e ka kapluar çdo cep të shkollës.

E në bankën e Gentës prezencën e saj po e zëvendëson kjo fotografi e saj, lulet dhe qirinjët e ndezur, banka e saj mbeti bosh thonë shokët e shoqet e Gentës dhe përherë kështu do të mbetët.

Edhe drejtori i shkollës këtu tha që tragjedia e ndodhur ka prekur të gjithë dhe sot këtu në klasën e Gentës nuk ka atmosferë mësimi, të gjithë janë tejet të shqetësuar.

Natën e së premtes ku humbën jetën tragjikisht dy nxënësit, po në atë natë humbi jetën edhe shoferi që po i transportonte nxënësit nga shkolla në shtëpitë e tyre.

Read Previous

Dëmtohet sërish gypi në rrugën “Skënderbeu” në Gjakovë

Read Next

Kosova pjesë e një prej ekspozitave më të mëdha botërore “Expo 2020 Dubai”