Leicester City pas mesfushorit të Liverpool

Leicester City janë të interesuar për futbollsitin e Liverpoolit, Naby Keitan, raporton Football Insider.

Trajneri i Leicesterit, Brendan Rodgers, dëshiron ta ketë në skuadër mesfushorin 26-vjeçar, i cili pritet të largohet nga Anfield këtë sezon.

Liverpooli po e vlerëson Keitan rreth 30 milionë euro. Kontrata me klubin anglez, Keitas i skadon në verën e vitin 2023.

Në 16 ndeshje këtë edicion me ekipin anglez, Keita nuk e ka shënuar asnjë gol e po ashtu nuk ka bërë asnjë asistim.

Te Liverpooli, mesfushori nga Guinea u transferua në verën e vitit 2018 nga Leipzigu për 60 milionë euro.

Read Previous

Edhe një goditje për Artetën, futbollisti mungon 6 javë

Read Next

Rrëfimi nga Gradica e Drenasit, axha i 15-vjeçarit: Vrasja ndodhi për mal të shtetit