Sipas informatave të sigururara nga mediumi ynë si shkak i një mosmarrëveshjeje që ka ndodhur mes disa personave në orët e para të mëngjesit të sotëm në një nga lokalet e qytetit, ka ardhur deri te lëndimi i tyre.
5 persona janë lënduar, si pasojë e përleshjes, ndërsa dy të tjerë janë dërguar në QKUK.
Ndërkaq në raportin e policisë thuhet se 6 persona janë arrestuar si pasojë e kësaj përleshjeje.
Raporti i plotë i policisë:
“Gjashtë persona (të moshës madhore) janë arrestuar pasi u përfshinë në një përleshje fizike në një lokal në rrugën “Gaspër Karaqi” në Gjakovë, rreth orës 01:00 të mëngjesit. Si pasojë, dy persona (madhor) kanë pësuar lëndime trupore, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga mjet i mprehtë. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një thikë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë incidentit. Me vendim të prokurorit të shtetit, të gjithë të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje si dhe është iniciuar rast “vrasje në tentativë”.”