Lewandowski mungon kundër Anglisë

Robert Lewandowski do t’i mungojë Polonisë në ndeshjen eliminatore për Botërorin 2022 të futbollit kundër Anglisë që do ta luajë në Wembley të mërkurën.

Sulmuesi i Bayern Muenchenit ka marrë një lëndim të gjurit në fitoren 3:0 të Polonisë të dielën kundër Andorrës. Në atë ndeshje shënoi dy gola.

Federata e Futbollit të Polonisë ka njoftuar se Lewandowski do të qëndrojë jashtë fushe për afro dhjetë ditë, pasi ka dëmtuar ligamentet e gjurit.

Lewandowski është në dyshim edhe për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve mes Bayern Muenchenit dhe Paris Saint-Germainit./Ekonomiaonline

Read Previous

Pas vendimit të Senatit për ritestim kundërshtojnë të pranuarit për studime të doktoraturës

Read Next

Daka: Pandemia sfidë për organizimin e zgjedhjeve lokale, s’na duhet buxhet shtesë