Një libër komik i vitit 1938 me shfaqjen e parë të Supermenit, u shit për një shumë rekord prej 3.25 milionë dollarësh në një ankand.
Shtëpia e ankandeve në internet, ComicConect.com tha se Action Comics #1, i cili kishte një çmim prej vetëm 10 centësh kur u lëshua në vitin 1938, arriti një ofertë të lartë prej 3.25 milionë dollarë, duke vendosur një rekord të ri për çmimin më të lartë të paguar për një libër komik.
Nga shtëpia e ankandit thanë se shitësi e kishte blerë komikun tre vjet më parë për një shumë që ishte një milionë dollarë më pak se ajo që e shiti në ankand.
Vincent Zurzulo, bashkë-pronar i ComicConnect, tha në një njoftim për shtyp se komiku ishte në “gjendje gati të pecënuar”, duke e bërë atë një gjendje veçanërisht të rrallë për koleksionistët./KlanKosova/