Liburni pëson përsëri humbje, mposhtet në Skenderaj nga Drenica T me rezultat 3 me 2

Liburni pëson edhe humbjen e dytë ku mbrëmë në Skenderaj në kuader të xhirosë së shtatë u mposht nga klubi Drenica T me rezultat 3-2 (pjesa e parë 2-1).

Liburni në këtë takim ishte pa portjerin kryesor Alfred Prenqi i cili nuk kishte të drejtë loje për shkak të kartonave të verdhë.
Ndërkaq, golashënues për Liburnin ishin: Selmanaj dhe Vahid Krasniqi. Pas shtatë xhirove të zhvilluara Liburni ka arkëtuar 12 pikë me 4 fitore, 0 barazime dhe 2 humbje me golëvarazh 31-16 me plus 15 gola dallim dhe me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Liburni në javen e tetë mirëpret në Gjakovë në ndeshjen derbi klubin Prishtina 01 ku kërkon të këndellet pas dy humbjeve rradhazi.

Read Previous

Ahmeti: Në dhjetor vijnë 30 autobusë, tetë elektrikë

Read Next

Gjakovë- Një burrë tenton ta vras veten pasi u nda nga e dashura