Kryekuvendari Glauk Konjufca, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë pritur në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari”, të mbijetuarit nga aksidenti në Kroaci, raporton Ekonomia Online.
Ndryshe të lënduarit priten të arrijnë në ora 10:30, ndërsa në ora 11:00 pritet të ketë edhe konferencë për medie.
Në aksidentin në Slavonski Brod të Kroacisë të dielën, ku u përfshi aksidenti i linjës Frankfurt – Prishtinë, vdiqën dhjetë persona, ndërsa u lënduan 45 tjerë.
Shoferit të autobusit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve./EkonomiaOnline/