Feyenoord-i do të ketë një tjetër skuadër nga Milano në rrugën e tyre në UEFA Champions League 2024-25. Holandezët tashmë do të përballen me Inter-in në raundin e 16 me ndeshjen e parë që luhen në Roterdam këtë të mërkurë në mbrëmje, ora 18:45.
Kjo do të jetë vetëm ndeshja e tretë mes Feyenoord-it dhe Inter-it në kompeticionet e mëdha evropiane, me skuadrën holandeze që ka përparuar kundër zikaltërve në ndeshjet gjysmëfinale të mëparshme të Kupës UEFA në 2001-02 (3-2 në total).
Feyenoord-i ka humbur vetëm një nga 12 ndeshjet e tyre në shtëpi në kompeticionet evropiane kundër klubeve italiane: një humbje 2-1 kundër Roma-s në Europa League 2014-15.
Inter-i është i pamposhtur në 11 ndeshjet e fundit kundër klubeve holandeze në kompeticionet evropiane, që nga humbja 0-1 ndaj Feyenoord-it në prill 2002.
Italianët kanë humbur vetëm tre nga 23 ndeshjet e fundit të Champions League dhe kanë pranuar më shumë se një gol në vetëm tre ndeshje në këtë sezon (12 gola të pësuar gjithsej).
Pas eliminimit të Milan-it në play-off, Feyenoord-i mund të bëhet skuadra e katërt që mund të dy Milan-in dhe Inter-in në të njëjtin edicion të Champions League, pas Tottenham-it në 2010-11, Liverpool-it në 2021-22 dhe Bayer Leverkusen-it këtë sezon.
Inter-i është skuadra që ka pësuar më pak gola në këtë edicion të Champions League (vetëm një në tetë ndeshje).
Në përgjithësi, Inter-i ka mbajtur 59.5% portën e pastër në ndeshjet e tyre të Champions League nën drejtimin e Simone Inzaghi-t (22/37), një përqindje rekord për një trajner me të paktën 30 ndeshje për një klub në turne.
Feyenoord-i ka konvertuar 13 nga 19 shanset e tyre të pastra për gola në këtë Champions League (68%), një përqindje rekord në edicionin 2024-25.
Nga ana tjetër, Inter-i shënoi vetëm 25% të rasteve të pastra të golave (7/28), përqindja më e ulët mes skuadrave që do të luajnë në 1/16-ën.
Inter-i është skuadra me moshën mesatare më të lartë në 11-shen e tyre fillestare në këtë edicion të Champions League (29 vjeç e 320 ditë). Në fakt, tre nga gjashtë herët që një ekip ka luajtur një formacion fillestar me një moshë mesatare prej të paktën 30 vjeç në turneun aktual kanë qenë zikaltërit.
Lautaro Martinez mund të bëhet golashënuesi më i mirë i Inter-it në historinë e Champions League: 17 gola deri më tani, baraz me Sandro Mazzola-n.
Igor Paixao është përfshirë në gjashtë gola në 10 ndeshje për Feyenoord-in në këtë Champions League (dy gola dhe katër asistime). Asnjë lojtar nuk ka qenë i përfshirë në më shumë gola për ekipin holandez në një edicion të vetëm të turneut (gjashtë edhe për Santiago Gimenez-in këtë sezon). /Albanianpost.com