Liverpool është duke u interesuar për lojtarin e Interit, Stefan De Vrij, raportojnë mediat italiane.
Trajneri Jurgen Kloop po pëlqen mbrojtësin holandez, për të cilin thuhet se do tentojë ta transferojë gjatë kësaj vere.
Kampioni anglez thuhet se do të dërgojë një ofertë mbi 50 milionë euro për reprezentuesin e Holandës. 29-vjeçari ka kontratë me Interin deri në vitin 2023.
De Vrij është pjesë e Interit prej vitit 2018, kur iu bashkua nga Lazio si futbollist i lirë.