Finalja e Europe Conference Lige e cila do të luhet në “Arena Kombëtare” të Tiranes po afron dhe ish Kapiteni i Kombëtares shqiptare Lorik Cana ka shprehur dëshirën e tij që në finale ti shoh ish ekipin e tij Marsej kundër Romes.
“Do më pelqente të shikoja “Marsielle-Roma edhe pse jam lacial” ka thënë Cana.
Europe Konference Lige është në fazen e gjysemfinales ku në ndeshje kthyese do të luajnë Feynord-Marsielle dhe Roma-Lecister. Finalja do të mbahet me 25 maj në stadionin “Arena Kombëtare” dhe për Federaten e Futbollit të Shqipërisë është ndër organizimet me të rëndesishme që ju besohet nga shtëpia e futbollit evropian UEFA.