Luciano Moggi, ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit, ka komentuar humbjen e rëndë që ekipi i Thiago Motta pësoi kundër Atalantës (4-0), duke theksuar se trajneri italo-brazilian nuk duhet të shkarkohet tani, por mund të ishte larguar nga pozicioni që mban pas humbjes në Eindhoven.
“Çfarë mund të themi, humbja 4-0 në shtëpi dëshmon gjithçka për këtë Juventus. Shpresojmë vetëm që të arrijnë një rezultat të mirë në Firence”, – tha Moggi pas humbjes disfatës së hidhur ndaj Atalantës, që praktikisht largoi çdo mundësi titulli.
Kur është pyetur si do të vepronte ai në këtë rast, “Big Luciano” u shpreh: “Nuk do të veproja, sepse nuk e njoh dinamikën e brendshme. Kur dëgjoj trajnerin që thotë se duhet të riorganizojë dhomën e zhveshjes, do ta pyesja se kush e ka çorganizuar atë. Vetëm kaq”.
Nëse do të shkarkohej Motta, ish-drejtori bardhezi ka thënë se Igor Tudor mund të ishte një mundësi e mirë për të rinisur: “Tani Motta nuk është për t’u shkarkuar. Mund të ishte larguar pas humbjes në Eindhoven në Ligën e Kampionëve. PSV ka marrë 7 gola në shtëpi nga Arsenali, ndërsa ne na eliminoi pa shumë vështirësi.
Ky është tregues i forcës modeste të këtij Juventusi. Ka edhe disa mospajtime në nivel komunikativ. Locatelli thotë se kanë bërë gabime, ndërsa trajneri thotë se do të bënte gjithçka po ashtu. Me këto rezultate, do ta dërgoja trajnerin në shtëpi të bënte çfarëdo që dëshiron”. /Telesport.al/