Lufta e Rusisë i ka kushtuar Ukrainës më shumë se 560 miliardë dollarë deri më tani

Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës i ka kushtuar kësaj të fundit 564.9 miliardë dollarë deri më tani për sa i përket dëmtimit të infrastrukturës, humbjes së rritjes ekonomike dhe faktorëve të tjerë.

Luftimet kanë dëmtuar ose shkatërruar 8,000 km rrugë dhe 10 milionë metra katrorë banesa, ka thënë Ministrja e Ekonomisë, Yulia Svyrydenko në një postim në mediat sociale.

Rusia vazhdon të thotë se po kryen një “operacion special ushtarak” në Ukrainë me qëllim të çmilitarizimit të vendit.

Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë kanë thënë se ky tregim është një justifikim për një pushtim të paprovokuar. /KultPlus.com

Read Previous

Forcat ukrainase thonë se kanë kapur snajperisten serbe që shërbeu si murgeshë, vizitat e saj të shpeshta në Serbi e Kosovë

Read Next

Fushatë kundër lajmeve të rreme në Kosovë