Luis Diaz merr vendim rreth të ardhmes së tij

Luis Diaz nuk do të synojë për një largim nga Liverpooli.

Sulmuesi kolumbian është lidhur me një kalim në La Liga, ku Barcelona dhe Atletico Madrid janë të interesuar.

Por, Florian Plettenberg i Sky Deutschland raporton sot: “Pavarësisht shumë thashethemeve, Luis Diaz aktualisht nuk po planifikon një largim nga The Reds.

“27-vjeçari shënoi dy herë kundër Tottenhamit dje, ndihet shumë rehat në klub dhe nuk ka bisedime të vazhdueshme me ekipet e tjera për momentin”.

“Anësori, i cili është nën kontratë deri në vitin 2027, gjithashtu ka një marrëdhënie shumë të mirë me Arne Slot”,ka vazhduar më tej gazetari gjerman./express/

Read Previous

Kroacia synon të rivendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Read Next

Osmani në pritjen solemne për Krishtlindje