Trajneri Luis Enrique po ndjek një linjë të ashpër te PSG. Ai është i fokusuar në detyrat e tij me kampionët e Ligue 1 dhe po përgatitet për ndeshjen e Champions League kundër Arsenalit. Enrique ka vendosur të mos e grumbullojë Ousmane Dembélé për këtë sfidë delikate, dhe ai nuk është përfshirë në listën e lojtarëve të thirrur për ndeshjen e së martës.
E përditshmja “L’Equipe” raporton se lënia jashtë e Dembélé është për arsye disiplinore, pas një debati të ashpër midis tij dhe trajnerit pas ndeshjes me Rennes. Për këtë arsye, ish-trajneri i Spanjës ka vendosur ta lërë jashtë skuadrës lojtarin francez, ndërsa nuk dihet ende nëse ai do të luajë në fundjavë në kampionat ose do të vazhdojë të jetë i përjashtuar nga klubi. /Telesport/