Romelu Lukaku mbërriti këtë mëngjes në Milano për t’u zyrtarizuar si futbollisti më i ri i Interit. Belgu u prit nga disa tifozë teksa bëri dhe një foto me shallin zikaltër.
“Jam shumë i lumtur që jam kthyer’’, ishte deklarata e tij e parë përballë gazetarëve për t’u nisur më pas drejt qendrës mjekësore, ku do të kryejë vizitat para se të hedhë firmën mbi kontratë.
Lukaku vjen me formulën e huazimit për 1 vit nga Chelsea, ndërsa zikaltrit duhet të paguajnë tetë milionë euro në drejtim të Bluve të Londrës./A2news/