Zgjedhet kryetar i ri i Odës Ekonomike të Kosovës

Kryetari i ri i Odës Ekonomike të Kosovës është Lulzim Rafuna.

Ai u zgjodh me 27 vota pro në Kuvendin e OEK-ut, ndërsa kryesues i Kuvendit është zgjedhur Sami Mazreku nga Byroja e Sigurimeve.

Lulzim Rafuna ishte ish-drejtor i Doganës së Kosovës, ministër në detyrë i Financave dhe këshilltar i ish-ministrit të Financave Bedri Hamza dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Në garë për të parin e OEK-it ishte edhe Ruzhdi Kurtishaj që mori 12 vota dhe Erëza Vela e cila mblodhi 11 vota.

Mandati i kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës është katër vjeçar, derisa këtë pozitë deri tash e mbante Berat Rukiqi.

/Klankosova.tv/

Read Previous

Zyrtare, Dembele rinovon kontratën me Barcelonën

Read Next

Miratimi i ligjeve për korrupsion dhe deklarim të pasurisë, vjen reagimi nga ambasadori i BE-së në Kosovë