LVV, AAK dhe PDK janë gjobitur për mosrespektim të masave anti-covid në Gjakovë

Qeveria e Republikës së Kosovës me datën 24.09.2021, pati miratuar vendimin për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë Covid-19. Njëra nga masat ishte edhe vendimi në të cilin lejohen grumbullimet në ambiente të mbyllura deri në (20) persona dhe të njëjtit të obligohen të dëshmojnë njërën nga masat për dëshmi të vaksinimit.

Ndonëse jemi në kohë fushate dhe aktivitetet politike kanë qenë më të ngjeshura, ekipi i televizionit Syri ka kontaktuar përmes postës elektrike, zyrtarin për informim, Lamir Thaqi nga Agjensia e Ushqimit dhe veterenarisë, nëse subjektet politike kanë arritur të respektojnë masat në fuqi. Me këtë rast ne morëm këtë përgjigje:

Agjensia e Ushqimit dhe veterenarisë për një muaj ka shqiptuar dy gjoba për parti politike, për organizim të fushatës në kundërshtim me masat e vendosura me vendimin e fundit të Qeverisë.

Krahas subjekteve politike në kohë fushate janë dënuar edhe personat fizik për mosrespektim të masave ka shtuar Thaqi. Sipas tij në këtë periudhë kohore janë shqiptuar 54 gjoba për persona fizikë në vlerë prej 35 euro për mos mbajtje të maskës, 3 persona të tjerë janë dënuar me nga 200 euro. Ndërsa gjoba juridike janë shqiptuar gjithsej 37, prej tyre 3 gjoba me nga 500 euro, 33 të tjera me nga 200 euro dhe 1 gjobë tjetër në vlerë prej 2000 euro.

Read Previous

Çka janë flamujt e kuq që kanë pushtuar edhe botën e sportit ?

Read Next

Nesër në të gjitha institucionet e arsimit të lartë fillon viti i ri akademik 2021/2022