Vazhdën e vizitave LVV po e realizojnë edhe në biznese të tjera të cilat funksionojnë në qytetin e Gjakovës. Janë kandidatët për deputet nga LVV ata të cilët u drejtuan për në shtypshkronjën “Blini BK”. Fillimisht ata u njoftuan me historikun e këtij biznesi e më pastaj e vizituan në tërësi objektin.
I kënaqur me këtë vizitë ishte edhe udhëheqësi i kësaj shtypshkronje Bujar Katona. Ai tha se dyert janë të hapura për të gjitha subjektet politike.
Pos vizitës të cilën e bënë në këtë shtypshkronj, kandidatë të tjerë të këtij subjekti politik kanë vizituar edhe dyqanin e llamarisë “Feral” që operon në këtë qytet.