Manchester United me dy fitoret më të thella në histori të Premier Ligës

“Djajtë e Kuq” mbrëmë regjistruan fitoren e tyre të dytë më të thellë në histori të Premier Ligës, duke mposhtur skuadrën e Southampton-it në “Old Trafford” me rezultat 9:0.

Southampton e nisi ndeshjen në mënyrë jo të mirë, ku në minutën e dytë u ndëshkua me karton të kuq Jankewitz, duke mbetur me vetëm 10 lojtarë në fushë, përcjell KosovaPress.

United arriti të zhbllokojë rezultatin përmes mbrojtësit Wan-Bissaka në minutën 18. Goli i tij ndryshoi rrjedhën e lojës, ku në pjesën e parë pas 39 minutave lojë, rezultati ishte 4:0.

Edhe pjesa e dytë ishte jo e mirë për Southampton-in pasi “Djajtë e Kuq” vazhduan ta thellojnë rezultatin, duke shënuar edhe pesë gola të tjerë në portën e McCarthyt.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 9:0, ku Manchester United arkëtoi tri pikë të plota, duke u barazuar me pikë me rivalin e qytetit Manchester City.

Në të njëjtën kohë, ky rezultat ishte i dyti më i thellë nga skuadra e United në histori të Premier Ligës.

Më poshtë mund të gjeni të bashkangjitura rezultatet më të thella në histori të Premier Ligës, ku në dy prej tyre përfshihet skuadra e Southampton dhe ajo e Manchester United.

Manchester United – Ipswich Town 9:0 – 4 mars 1995

Southampton – Leicester 0:9 – 25 tetor 2019

Manchester United – Southampton 9:0 – 2 shkurt 2021

Read Previous

Dy vjedhje të rënda në Malishevë e Gjakovë

Read Next

​Kupa e Italisë, gjysmëfinalja e dytë mes Napolit dhe Atalantas