Manchester United ësht në bisedime të avancuara me mbrojtësin e Real Madridit, Raphael Varane, pretendon “El Chiringuito”.
Fituesi i Kupës së Botës ka refuzuar zgjatjen e kontratës me skuadrën e Realit, kontratë e cila i skadon në vitin 2023.
Në vend se të vazhdoj kontratën, francezi është duke shikuar mundësitë për ta vazhduar karrierën jashtë Spanjës.
27-vjeçari pjesë e madrilenëve është prej vitit 2011, ndërsa këtë edicion ka shënuar dy gola në 36 ndeshje.