Manchester United, oferta e Ratcliffe e vlerëson klubin në 5 miliardë euro

Sir Jim Ratcliffe po afrohet gjithnjë e më shumë për t’u bërë një aksioner i ri pakicë te Manchester United.

Themeluesi i “Ineos” dhe pronari i klubit Nice në Francë, arriti të bindë familjen Glazer, e cila do të mbetej kështu në aksionet e shumicës në klubin anglez, edhe nëse figura e Ratcliffe do të ishte shumë ndikuese në klub, qoftë edhe në nivel sportiv.

Ndërkohë, detaje të reja të ofertës fituese të Ratcliffe vazhdojnë të dalin në pah. Sipas “Bloomberg”, miliarderi britanik e ka vlerësuar klubin, në propozimin e tij për të marrë mbi 25%, në 4.4 miliardë paund, me kursin aktual, 5 miliardë euro.

Një vlerë për aksion, duke qenë se United është e listuar në bursën e Nju Jorkut, shumë më e lartë se 19.88 dollarë pas mbylljes së ditës të premten. Prandaj, duke përfshirë borxhet, United vlerësohen në më shumë se 5 miliardë paund.

Konfirmimi i një hipervlerësimi erdhi nga John Yetimoglu i “Infinitum Partners”, një tjetër aksioner minoritar i Manchester United, i cili i tha “Bloomberg” se aksionet vlerësoheshin rreth 35-40 dollarë secila. Në këtë mënyrë Ratcliffe shpreson të ketë dritën jeshile nga aksionerët e tjerë, të cilët nuk janë të kënaqur me menaxhimin e klubit nga Glazer në vitet e fundit.

Aksionet aktuale të Manchester United shohin që familja Glazer të ketë 69% të totalit të klubit. Për më tepër, në marrëveshjen Ratcliffe, vetëm familja amerikane do të shiste aksionet e tyre, ndërsa aksionarët e tjerë, duke përfshirë “Lindsell  Train” ( dikur aksioner i Juventus), “Ariel Investments LLC” dhe “Eminence Capital”, nuk do t’i shihnin aksionet e tyre.

“Eminence” gjithashtu bleu së fundmi aksione të tjera me vlerë 17 milionë dollarë. Në të njëjtën kohë, miliarderi Leon Cooperman gjithashtu iu bashkua klubit duke blerë aksione për një kosto prej 16.8 milionë dollarë.

Së bashku me Cooperman dhe “Eminence”, “Psquared Asset Management Ag” (24.5 milionë dollarë) dhe “Antara Capital” (30 milionë dollarë) gjithashtu iu bashkuan “Djajve të Kuq”.

Një lëvizje e aksioneve që tregon se si marrëveshja e Ratcliffe është shumë afër mbylljes me pritjen se vlera e aksioneve do të pësojë një rritje të menjëhershme pasi gjithçka të përcaktohet dhe zyrtarizohet. Një datë për përfundimin zyrtar të marrëveshjes mund të jetë në ditët menjëherë para festës së Falenderimeve në Shtetet e Bashkuara të planifikuar për të enjten më 23 nëntor. /Albanianpost.com

Read Previous

Çfarë po ndodh me OpenAI? Tetë arsyet që mund të kenë shkaktuar tërmetin në kompaninë e Inteligjencës Artificiale

Read Next

Arrestohet një serb, dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile