Manchester United po përgatit një ofertë për Memphis Depay

Gazeta spanjolle, Marca raporton se Manchester United mund të kërkojë të rinënshkruajë sulmuesin, Memphis Depay nga Barcelona.

Depay, 28-vjecar, thuhet se ka rënë dakord të largohet nga Camp Nou këtë verë, pavarësisht se kishte një vit të mbetur në kontratën e tij, dhe kishte qenë afër marrëveshjes për një lëvizje te Juventus.

Megjithatë, tani United mund të shkojë për një lojtar që e nënshkruan për 30 milionë euro në 2015 nga PSV dhe zgjati vetëm dy vjet para se të largohej për në Lyon.

Raporti pretendon se United është gati të bëjë një ofertë prej 10 milionë euro për ta blerë atë.

Depay u bashkua me Barcelona-n vetëm një sezon më parë. Me skuadrën nga “Camp Nou”, ai u paraqit në 38 ndeshje, ku realizoi 13 gola dhe dy asistime. /Albanianpost.com

Read Previous

Sulmi me 25 të vdekur në stacionin e trenit në Ukrainë, reagon Blinken

Read Next

Në dy operacione policore të ndara në Gjakovë dhe Pejë, arrestohen pesë të dyshuar