Përzgjedhësi i Italisë, Roberto Mancini ka njoftuar se do largohet nga stoli pasi të përfundojë Kupa e Botës në vitin 2022 në Katar dhe ka sugjeruar tri emra që mund të jenë pasuesit e tij.
Mancini ka bërë punë të shkëlqyeshme me Italinë në kualifikimet për Euro 2020 duke fituar 10 nga 10 ndeshje në fazën e grupit, transmeton lajmi.net.
Mirëpo, Mancini ka konfirmuar se pas Kupës së Botës zyrtarisht do largohet.
“Nuk do jem trajner i Kombëtares pas Kupës së Botës në Katar në vitin 2022. Do rikthehem të menaxhojë ndonjë skuadër”, tha ai.
Tutje, Mancini bëri të ditur se Allegri, Ancelotti ose Gasperini mund të jenë pasuesit e duhur.
“Nuk e di, ka shumë trajnerë që mund ta bëjnë. Allegri, Ancelotti dhe Gasperini për shembull, ata mund të menaxhojnë Kombëtaren”, përfundoi ai./Lajmi.net/