Objektivi i Manchester United, Manuel Ugarte do të nënshkruajë sot një kontratë për të luajtur për Djajtë e Kuq.
Kjo është sipas ESPN Uruguay , të cilët pretendojnë se bashkatdhetari i tyre do të luajë nën drejtimin e Erik ten Hag këtë sezon dhe një marrëveshje është afër përfundimit.
Kushtet e lëvizjes, nëse mesfushori do të transferohet në formë huazimi apo përgjithmonë, mbetet për t’u parë.
Por transferimi i propozuar i Scott McTominay për 25 milionë funte te Napoli hap derën për një transferim prej 51 milionë funtesh të Ugarte./dailyexpress/