Maresca: Ekipi më zhgënjeu, ndeshja më e keqe që kur drejtoj Chelsea

Credit: Getty Images

Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, ka pohuar se humbja ndaj Brighton dy ditë më parë është “performanca më e keqe” e skuadrës së tij që kur ai mbërriti në klub verën e kaluar. “Blutë” humbën 0-3, duke zbritur në vendin e gjashtë në renditje.

“Shpresojmë se kjo humbje mund të jetë një pikë kthese. Kur luajmë si sonte, zbulojmë ka shumë gjëra që duhet të bëjmë më mirë. Për fat të mirë ne jemi ende në një pozicion të mirë”, u shpreh Enzo Maresca për “Sky Sports”.

“Ishte një ndeshje ku ishim dobët në çdo drejtim, mendërisht e fizikisht. Më vjen keq për tifozët, pasi nuk është performanca e duhur në këtë moment të sezonit, por ne duhet të qëndrojmë së bashku”, shtoi trajneri italian.

Në fund, Enzo Maresca komentoi: “Gjithmonë ndjejmë presion, jo vetëm tani. E pranoj se kjo është performanca më e keqe që kur kam ardhur këtu. Por ne jemi ende në garë për të përfunduar në katër të parat dhe të shkojmë në Champions”. /Telesport.al/

Read Previous

FSK dhe Policia e Kosovës parakalojnë për 17-vjetorin e pavarësisë

Read Next

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut uron Pavarësinë e Kosovës