Marku: Sëmundjet e rralla të mushkërive trajtohen më lehtë falë zhvillimeve në shkencë

Sëmundje të mushkërive ka  të shumta. Madje disa sëmundje janë tejet të rralla e që ndër vite ka qenë e vështirë të diagnostikohen por që  me zhvillimin teknologjik sot kjo është bërë më e lehtë sipas Flamur Markut, pulmolog.

Marku tutje shton se ka edhe sëmundje të rrezikshme që mund të rezultojnë fatale por që fataliteti mund të shmanget me trajtim të hershëm dhe të duhur.

Në Kosovë, viteve të fundit pandemia ka bërë që të fokusohemi te Covidi, mirë me qetësimin e situatës është vërejtur rritje e numrit të rasteve me sëmundjet e lartëpërmendura.

Si shumica e sëmundjeve të mushkërive edhe këto vijnë nga ndotja e ajrit përdorimi I duhanit si dhe shishave apo nargjileve.

Read Previous

Dita 74 e luftës – Ja si është situata në Ukrainë

Read Next

COVID-19 në Kosovë – 6 raste të reja pozitive