Materazzi për Interin: Tripleta? Mungojnë kaq pak hapa për të hyrë në histori

Një ditë pas barazimit 2-2 kundër Bayern Munich, që i siguroi Interit një vend në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve përballë Barcelonës, ish-mbrojtësi zikaltër, Marco Materazzi, foli për “Gazzetta dello Sport”.

Aty shprehu bindjen e tij mbi potencialin e kësaj skuadre për të bërë histori: “Tripleta? Mungojnë kaq pak hapa për të hyrë në histori. Dëshira e skuadrës për të shkuar deri në fund është aq e fortë, sa tani gjithçka është vërtet e mundur”.

Kompaktësia është kushti themelor: “Është kushti themelor për gjithçka, pa të nuk nisesh dot fare… Sezoni ka qenë i gjatë, me shumë angazhime, por ky është momenti më i bukur, sepse është koha e korrjes së fryteve, edhe e vuajtjes, sepse forcat fillojnë të bien dhe duhet të durosh. Duhet të shtysh përpara dhe të mendosh ndeshje pas ndeshjeje.

Ishte e drejtë që festuan, sepse të rikthehesh në gjysmëfinale të Champions-it, veçanërisht pasi ke eliminuar një skuadër të madhe si Bayern Munich, është rezultat i jashtëzakonshëm. Tani duhet të mendojnë menjëherë për të dielën dhe për transfertën e vështirë në Bologna. Nuk duhet ta ulin vigjilencën”.

Çfarë i ka bërë më shumë përshtypje te ky Inter: “Aftësia për të lexuar momentin. Goli i Kane mund të kishte tronditur cilëndo skuadër, por Interi mbeti tepër i qetë dhe përmbysi gjithçka në pak minuta. Psikologjikisht ishte një goditje shumë e rëndë për Bayernin.

Mes avantazhit të tyre dhe përmbysjes së Interit kaloi fare pak kohë, gjermanët u gjendën papritur të goditur nga një ‘shok’ i vërtetë. Diçka që nuk ndodhi aspak me Interin. Mos harroni: e njëjta gjë vlen edhe për ndeshjen e parë, me golin e Frattesit për 2-1 që erdhi menjëherë pas barazimit të Müller. Ky Inter është gjithmonë në kontroll të ndeshjes”. /Telesport.al/

Read Previous

Zyrtare: Van Dijk nënshkruan kontratë të re me Liverpoolin

Read Next

CNN: SHBA-ja synon mbylljen e afro 30 ambasadave dhe konsullatave